Futboll

Galatasaray e fiton derbin e tensionuar ndaj Fenerbahçes

galatasaray

Galatasaray ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, pasi të mërkurën mbrëma e mposhti Fenerbahçen 2:1. 

Por si çdo tjetër derbi i zjarrtë i Stambollit, edhe ai i së mërkurës nuk ishte i qetë. 

Pati tensione në fundin e ndeshjes, ndërsa tre lojtarë që nuk ishin në fushë, u përjashtuan direkt me të kuq nga gjyqtari kryesor i ndeshjes. 

Tensionet që nisën ndërmjet dy skuadrave në bankat e rezervistëve, u vazhduan edhe në fushë nga lojtarët e të dyja ekipeve. 

Mert Yandas te vendësit dhe Baris Alper Yilmaz e Kerem Demirbay, u ndëshkuan direkt me të kuq.

Përveç kartonëve të kuq, gjyqtari kryesor ndau pesë kartonë të verdhë për lojtarët e Fenerbahçes dhe pesë për ata të Galatasarayt. 

Galatasaray fitoi ndaj skuadrës së udhëhequr nga Jose Mourinho dhe në gjysmëfinale do të luajë kundër Konyasporit. 

Victor Osimhen i shënoi të dy golat për Galatasarayn, ndërsa Sebastian Szymanski realizoi për vendësit. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë. 

Numri i zyrtarëve policorë të angazhuar për këtë derbi ishte 30 mijë e 199.