Futboll

Gabimi i pafalshëm i Mingsit i kushton me humbje Aston Villas

Mings

Foto: Associated Press

Tyrone Mings i Aston Villas e kapi topin me dorë brenda në zonë kur portieri Emiliano Martinez e nisi lojën.

Gjyqtari kryesor nuk e fali atë dhe sinjalizoi në penallti.

Kapiteni Hans Vanaken ishte i saktë nga pika e bardhë dhe ia siguroi fitoren Club Brugges ndaj Aston Villas 1:0 të mërkurën mbrëma, në xhiron e katërt të “Championsit”.

Mings u zëvendësua më pas në minutën e 66-të.

Ardon Jashari në mesfushën e skuadrës belge luajti në tërë ndeshjen.

Club Brugge e regjistroi fitoren e dytë, ndërsa Aston Villa u mposht për herën e parë në edicionin aktual të Championsit.

VIDEO: