Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka bërë dy gabime të cilat mund t’i kushtojnë në ndeshjen kthyese skuadrës greke të Athinës, AEK-ut.
AEK-u të mërkurën mbrëma, megjithatë, fitoi 4:3 ndaj Inter Escaldesit të Andorrës, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Mbrojtësi Domagoj Vida në minutën e 65-të u mundua ta kthej me kokë një top te Strakosha, i cili kishte dalë larg nga porta e tij. Vida shënoi autogol në atë rast për rezultatin 4:1.
Në minutën e 78-të, portieri i “kuqezinjve” që me plot sukses u paraqit në “Euro 2024”, shkaktoi penallti pasi nuk e largoi topin mirë nga zona.
Nga penalltia pranoi gol për 4:2.
Ndërkohë, Martinez Viti në minutën e 83-të, shënoi gol me gjuajtje të fuqishme në portën e Strakoshës, dhe vendosi rezultatin përfundimtar.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.
Fituesi i këtij ballafaqimi luan kundër Noahs së Armenisë apo Sliema Ëanderersit të Maltës, në rrethin e tretë kualifikues të kësaj gare.