Futboll

Futbollisti nga Uruguaji vdiq pas kolapsimit në fushë

Juan Izquirdo

Juan Izquirdo (1997-2024)

Futbollisti uruguajas, Juan Izquierdo, që kolapsoi në fushë javën e kaluar, ka vdekur. Këtë e bëri të ditur klubi i tij, Club Nacional.

27-vjeçari është trajtuar nga mjekët prej kur kolapsojë gjatë ndeshjes së dytë të 1/8 së finales të Copa Libertadores ndaj Sao Paulos në Brazil, më 22 gusht.

“Me pikëllim dhe tronditje të thellë në zemrat tona, Club Nacional njofton për vdekjen e lojtarit tonë të dashur, Juan Izquierdo”, shkroi Nacional në X.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe të dashurit e tij. I gjithë Nacionali është në zi për humbjen e madhe”.

VIDEO: Momenti kur futbollisti humb ndjenjat në fushë

 

 

VIDEO: Pamjet nga afër

 

Edhe Sau Paulo shprehi ngushëllime, njëjtë si organi drejtues i futbollit në Amerikën e Jugut.

Izquierdo ishte dërguar në spital pasi u rrëzua në fushë të enjten e kaluar. Spitali më pas njoftoi se futbollisti kishte “arrest kardio-respirator të lidhur me aritminë e tij kardiake”.

Të hënën mjekët në spitalin “Albert Einstein” thanë që Izquierdo po përjetonte rritje të presionit intrakranial.

Izquierdo ishte aktivizuar si zëvendësues për klubin nga Uruguaji, ndërsa kishte kolapsuar në minutën e 84-t, pa pasur kontakt me kundërshtar.

Ai nisi karrierën në vitin 2018 te klubi lokal Herro.