Futboll

Futbollistet e Kosovës zhvillojnë dy miqësore

Futbollistet e Kosovës

Futbollistet e Kosovës do t’i luajnë dy ndeshje miqësore, një në fund të këtij muaji, dhe një tjetër në fillim të muajit dhjetor.

Të dyja ballafaqimet do të zhvillohen në Prishtinë. Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës të enjten.

“Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Estonisë, më 29 nëntor e 2 dhjetor. Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në orën 13:00”, ka shkruar FFK-ja.

Stërvitja e parë e këtij grumbullimi do të zhvillohet më 26 nëntor, në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 11:30.

Futbollistet e Kosovës udhëhiqen nga përzgjedhësi Sami Sermaxhaj.