Futboll

Futbollistet e Kosovës e nisin me fitore Ligën e Kombeve

Kosova

Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës e kanë filluar me fitore edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Kosova të premten pasdite shënoi fitore të thellë 4:0 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kaltrina Biqkaj i realizoi dy golat e parë në minutën e gjashtë dhe të 49-të.

Biqkaj asistoi edhe te goli i tretë që e shënoi Gentiana Fetaj në minutën e 65-të.

Dy minuta më pas, Valentina Metaj, e realizoi golin përfundimtar.

Kosova është në Grupin 6 të Ligës C, ku bën pjesë edhe Letonia.

Me Letoninë, Kosova luan të martën e ardhshme në “Fadil Vokrri”.

Në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, Kosova garoi në ligën C. Ndeshjet ishin luajtur në vjeshtën e vitit 2023, ndërsa Kosova fitoi grupin ku ishin edhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova doli në ligën B për kualifikimet për Evropianin 2025. Liga B ishte nivel i papërballueshëm. Futbollistet kosovare i humbën të gjitha gjashtë ndeshjet, duke pësuar 17 gola dhe duke mos realizuar asnjë. Ishin në grup me Uellsin, Ukrainën dhe Kroacinë. Dhe kështu u kthyen në ligën C për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.