Se futbolli është i paparashikueshëm, këtë e tregon rasti i kapitenit të Aston Villas, John McGinn.
Dhe për të, të mërkurën mbrëma ka shkruar “BBC 5 Live Sport”.
“Gjashtë vjet më parë, John McGinn përgatitej që të luante ndaj Rotherhamit si mysafir në Championship me Aston Villan. Sonte, ai është kapiten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Jo keq”, ka shkruar mediumi anglez.