Futboll

Francës i lëndohet sulmuesi i rëndësishëm

Përfaqësuesja e Francës

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të Interit, Marcus Thuram, për dy ndeshjet e këtij muaji. 

“Reuters” ka raportuar të martën se Thuram e ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë dhe do të kthehet tek Interi për t’i vazhduar testet mjekësore. 

Thuram është futbollist shumë i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Francës. 

Franca do t’i zhvillojë dy ndeshje ndaj Kroacisë që janë të vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kombeve. 

Të enjten nga ora 20:45, Franca do të luajë në Split, kurse në Paris ndeshja luhet më 23 mars. 

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, më herët kishte paralajmëruar se Thuram po përballet me një lëndim. 

27-vjeçari në 38 ndeshjet e këtij edicioni ka shënuar 16 gola dhe ka bërë katër asistime.