Futboll

Franca e mposht thellë Izraelin në Budapest

Camavinga

Franca ka shënuar fitore të thellë në kuadër të Grupit A2 të Ligës së Kombeve. 

Franca të enjten mbrëma fitoi 4:1 ndaj Izraelit, në ndeshjen që u zhvillua në Budapest të Hungarisë. 

Eduardo Camavinga ishte i pari që shënoi për francezët në minutën e shtatë. 

Omri Gandelman i barazoi shifrat në minutën e 24-t.

Camavinga më pas asistoi për Christopher Nkunkun, që realizoi bukur katër minuta më vonë. 

Matteo Guendouzi dhe Bradley Barcola në minutën e 87-të dhe të 89-të, shënuan për rezultatin përfundimtar. 

Pas tri ndeshjeve, Franca ka gjashtë pikë dhe zë vendin e dytë. 

Izraeli mbetet i fundit pa pikë.