Futboll

Franca barazon me Izraelin, pati edhe përleshje në tribuna

Franca

Foto: Associated Press

 Franca dhe Izraeli kanë barazuar në ndeshjen e pestë të Ligës A2 të Ligës së Kombeve të enjten mbrëma.

Ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa në tribuna pati edhe përleshje të tifozëve, dhjetë minuta pasi kishte nisur ndeshja. 

Edhe himni i Izraelit është vërshëllyer nga disa tifozë. 

Ndeshja u zhvillua në “Stade de France”. 

Pavarësisht barazimit, Franca e ka siguruar vendin në çerekfinale të garës.