Max Verstappen i skuderisë së Red Bullit e ka fituar të dielën garën dramatike e kaotike të Katarit.
Verstappen kishte garë shumë të fortë me Lando Norrisin e McLarenit, që u penalizua me 10 sekonda.
I dyti përfundoi Charles Leclerc, ndërsa podiumin e kompletoi Oscar Piastri.
Ndërkohë, diferenca e McLarenit me Ferrarin në garën për Konstruktorë, ngushtohet në 21 pikë.
McLarenia ka 640 pikë, kurse Ferrari ka 619 pikë.
Max Verstappen më 24 nëntor e festoi titullin e katërt të kampionit në Formula 1.