Futboll

Foley: Solanke është edhe një vit te Bournemouthi

Dominic Solanke

Foto: Associated Press

Presidenti i Bournemouthit, Bill Foley, në një intervistë të hënën për “BBC” ka folur për të ardhmen e sulmuesit Dominic Solanke. 

Foley ka shprehur dëshirën që Solanke të qëndrojë edhe për një vit me skuadrën angleze.

“Unë besoj se Dom do të jetë me ne këtë vit. Ai ka një klauzolë lirimi që është shumë e lartë. Ne nuk duhet të zbulojmë asgjë në lidhje me kontratën. Unë mendoj se nëse dikush bënë ofertë të lartë për të, ne do të duhet ta zëvendësojmë atë. Ne kemi dy ose tre kandidatë për ta zëvendësuar Solanken. Por unë besoj se Dom do të jetë këtu vitin e ardhshëm dhe besoj se do të shënojë 21 ose 22 gola”, ka thënë Foley. 

Për Solanken kanë shprehur interesim disa skuadra si Tottenham Hotspur, Chelsea dhe West Ham United. 

26-vjeçari ka kontratë me Bournemouthin deri në verën e vitit 2027.