Futboll

Fodeni fiton çmimin kryesor në Premier League

Phil Foden

Phil Foden i Manchester Cityt është zgjdhur të shtunën si lojtari më i mirë i Premier Leagues në këtë edicion.

Fodeni e ka pasur edicionin më të mirë të karrierës me 17 gola dhe tetë asistime në Premier League.

Të dielën këto shifra mund të ndryshojnë kur City e luan ndeshjen e fundit në shtëpi kundër West Ham Unitedit nga ora 17:00.

Është ndeshja e fundit e sezonit në Premier League dhe City me fitore do ta fitonte titullin e katërt rresht.

“Ky çmim është arritje për të cilin jam jashtëzakonisht krenar”, ka thënë Foden, shkruan “BBC”.

“Premier League është liga më e fortë në botë dhe është kënaqësi që isha në nominim me lojtar kaq të mëdhenj, të cilët kanë kaluar edicion të veçantë me klubet e tyre”, ka shtuar Foden 23-vjeçar.

Vetëm Erling Haaland me 27 gola ka shënuar më shumë sesa Foden për Cityn në këtë edicion.