Vendi i parë është ende i arritshëm, por për këtë duhet ta fitojmë lojën në Rumani. Në tri ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë. Jam i kënaqur në përgjithësi, por jo tepër i kënaqur, pasi është dashur të shënojmë më shumë gola.
Duhet t’i bëjmë disa përshtatje në ekip për shkak të lëndimeve. Por nisemi me vetëbesim dhe energji shumë pozitive në Rumani. Jemi të gatshëm dhe dëshirojmë të fitojmë. Ndeshjet e fundit do të vendosin për pozitën e parë.