Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka asistuar në golin e vetëm që skuadra e tij Alanyaspori e shënoi në fitoren 1:0 kundër Samsunsporit të hënën mbrëma.
Yusuf Ozdemir shënoi golin e vetëm në minutën e nëntë me asistim të mbrojtësit kosovar të krahut të djathtë. Ndeshja Alanyaspor – Samsunspor i takoi xhiros së 32-të të Superligës turke.
Hadërgjonaj u zëvendësua në minutën e 84-t, kurse deri në fund të takimit tek Alanyasori u paraqit mbrojtësi tjetër i Kosovës, Fidan Aliti.
Arbnor Muja luajti nga minuta e 75-të te Samsunspori.
Alanyasori po lufton për mbijetesë, kurse Samsunspori për një vend që siguron paraqitjen në garat evropianë në edicionin e ardhshëm.
Hadergjonaj ka tri gola e katër asistime ne 27 ndeshje në Superligën e Turqisë. Një gol ka shënuar edhe për Kupë të Turqisë.