Futboll

Flicku i shqetësuar për 13 lojtarët që ishin me përfaqësuese

Hansi Flick

Disa prej lojtarëve të Barcelonës u duhet ende kohë për rikuperim dhe nuk do të jenë plotësisht të gatshëm për duelin ndaj Osasunas, ka deklaruar të mërkurën trajneri i Barçës, Hansi Flick. 

Liderja e La Ligas, Barcelona, e pret Osasunan të enjten nga ora 21:00, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 27-të. 

Kjo ndeshje u desh të luhej më herët gjatë këtij muaji, por u shty për shkak të vdekjes së mjekut të skuadrës nga Katalunja, Carles Minarro Garcia. 

Flick ka thënë se “lojtarë nga Spanja, Franca dhe Holanda, duhet të rikuperohen”, pasi kanë qenë në detyrë me përfaqësueset e tyre. 

13-të lojtarë të Barcelonës kanë qenë të angazhuar me shtet të ndryshme gjatë pauzës dyjavore. 

Flick ka bërë të ditur në konferencën për shtyp të mërkurën se Raphinha dhe Ronald Araujo, nuk do të mund të luajnë të enjten. 

Barcelona e para dhe Real Madridi i dyti kanë nga 60 pikë në tabelë, ndërsa Atletico Madridi është i treti në La Liga me 56 pikë.