Futboll

Flick: Të punosh te Barcelona është fantastike

Hansi Flick

Trajneri gjerman, Hansi Flick, në një intervistë të shtunën për faqen zyrtare të Barcelonës është shprehur i lumtur që ka mundësinë të udhëheqë Barcelonën me shumë futbollistë të talentuar.

“Kur vendosa të bëhem trajner shikoja Barçën sepse luante futboll fantastik. E shihni se si i zhvillojnë lojtarët. Të gjithë flasin për këtë dhe gjithashtu pasioni që ndihet këtu është i pabesueshëm. Kjo është arsyeja pse ne jemi të lumtur që jemi këtu që nga dita e parë. Të gjithë tregojnë respekt. Ajo që po përjetojmë është e pabesueshme. E kam ndjerë që nga dita e parë pasionin që kanë njerëzit këtu, tifozët, presidenti, të gjithë këtu që punojnë për Barçën e kanë këtë pasion, përkushtimin për të dhënë më të mirën për këtë klub. Kjo është gjithashtu një mundësi e madhe për ne, sepse ne duam të jemi pjesë e këtij klubi dhe duam gjithashtu të jetojmë me këtë pasion”, u shpreh Flick.

59-vjeçari ndër të tjera ka folur për mënyrën e lojës që do ta shfaqë Barcelona edicionin e ardhshëm.

“Është e ngjashme me atë që bën Barça sepse ky është qëllimi im prej se kam nisur punën si trajner. Kam studiuar shumë për shkollën e futbollit në Holandë dhe gjithashtu për Johan Cruyffin. Ne duam gjithmonë të luajmë, të jemi aktiv. Për mua është shumë e rëndësishme, përpiqemi të veprojmë kur kemi topin”, deklaroi gjermani.

Flick u emërua trajner i Barcelonës pasi spanjolli Xavi Hernandez u shkarkua më 30 qershor.