Sulmuesi i Bayern Munchenit, Kingsley Coman është duke u kërkuar me ngulm nga trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick.
Flick tashmë ka nisur punën e tij te gjiganti katalunas, dhe futbollistin e parë që po e dëshiron për edicionin e ardhshëm në La Liga, është francezi Coman.
Coman ka punuar te Bayern Muencheni me trajnerin Flick.
27-vjeçari po shihet si zëvendësim i brazilianit Raphina, i cili mund të largohet këtë verë.
Coman aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndimi që e pësoi me Bayernin. Por ai pritet të jetë gati ta jap kontributin e tij për Francën në Evropianin “Gjermania 2024”.
Francezi me gjigantin gjerman ka kontratë deri në vitin 2027.