Trajneri gjerman, Hansi Flick, do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën. Kontrata aktuale e 60-vjeçarit është e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2026.
Por të martën është raportuar se Flick do të firmosë kontratë të re të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Flick po vlerësohet lartë për punën te Barça. Tashmë e ka fituar Kupën e Mbretit, ndërsa nën drejtimin e tij Barça është kthyer në gjysmëfinale të Championsit dhe udhëheq garën për titull në La Liga.
Flick më herët ka udhëhequr Gjermanin dhe Bayernin, ndër të tjera.