Suedia iu përgjigj mirë humbjes zhgënjyese ndaj Luksemburgut duke mposhtur të martën Irlandën e Veriut thellë, 5:1. Ndeshja miqësore u zhvillua në Solna, ndërsa për suedezët ishte fitorja e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit.
Golat për suedezët i shënuan Emil Holm (7’), Benjamin Nygren (32’), Ken Sema (59’), Alexander Isak (64’) dhe Anthony Elanga (77’). Golin e nderit për Irlandën e Veriut e shënoi Isaac Price (89’).
Nga minuta e 80-të në fushë për Suedinë u paraqit ish-futbollisti i Kosovës U21, Besfort Zeneli. Zeneli luajti edhe në ndeshjen e parë, të cilën Suedia në fundjavë e humbi 1:0 nga Luksemburgu.