Futboll

Fitore shumë e thellë e Rumanisë ndaj San Marinos

Rumania

Rumania ka shënuar fitore shumë të thellë në ndeshjen ndaj San Marinos të hënën mbrëma. Rumania mposhti në udhëtim San Marinon me rezultatin 4:1, në kuadër të ndeshjes së dytë të Grupit H. Për rumunët ishte fitorja e parë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

Rumania kaloi në epërsi në minutën e gjashtë me autogolin e Michele Cevolit. Një minutë pa përfunduar pjesa e parë, Rumania shënoi golin e dytë. Mihai Popescu shënoi për 2:0, ndërsa shpejtë rumunët shënuan edhe golin e tretë. Në minutën e 55-të, Razvan Marin shënoi nga penalltia për 3:0. Samuele Zannonin në minutën e 67-të ngushtoi epërsinë e rumunëve në 3:1, por Rumania shënoi një tjetër gol nga penalltia. Ianis Hagi shënoi golin e katërt për rumunët. Për 5:1 realizoi Denis Alibec në minutën e 94-t.

Rumania zë vendin e dytë me tre pikë. San Marino mbetet pikë.