Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore ndaj Brightonit me rezultatin 2:1.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Danny Welbeck që në minutën e dytë.
Por përgjigja e vendësve ishte e shpejtë. Sulmuesi, Luis Diaz barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 27-të të ndeshjes.
Golin e fitores për Liverpoolin e shënoi Mohamed Salah, pas një asistimi nga Mac Allistar. Salah realizoi në minutën e 65-të.
Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i ka takuar xhiros së 30-të në Premier League.
Liverpooli i ka 67 pikë në kreun e tabelës.
Brightoni është i nënti me 42 pikë.