Futboll

Fitore e thellë e Atalantas në Serie A

Retegui

Fituesja e Ligës së Evropës, Atalanta, ka shkëlqyer të shtunën në Serie A në fitoren 5:1 ndaj Genoas.

Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë.

Mateo Retegui që shënoi “hat-trick”, e hapi serinë e golave në minutën e 24-t. I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 50-të.

Dhjetë minuta më vonë, Ederson shënoi për 3:0, ndërsa Retegui e kompletoi tregolëshin në minutën e 74-t.

Marten de Roon shënoi në minutën e 80-të, ndërsa tre minuta më vonë, Jeff Ekhator e shënoi golin e vetëm për Genoan.

Berat Gjimshiti nuk ishte në formacionin e Atalantas për shkak të lëndimit.

Atalanta pas shtatë ndeshjeve ka dhjetë pikë, kurse Genoa ka pesë pikë.