Fiorentina ka shënuar fitore të rëndësishme të hënën mbrëma në Serie A. Fiorentina mposhti Monzan me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 36-të të elitës së futbollit italian.
Me fitore, Fiorentina është ngritur në vendi ne tetë, vend që siguron paraqitjen në Ligën e Konferencës. Fiorentina ka 53 pikë, dy më shumë se Napoli, ku paraqitet kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Fiorentina është në finale të Ligës së Konferencës. Në finale do të përballet ndaj Olympiacosit. Në rast të fitores, Fiorentina edicionin e ardhshëm paraqitet në Ligën e Evropës.