Futboll

Fitore e Gjimshitit me Atalantan për vend në Champions

Atalanta

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka shënuar fitore të rëndësishme me Atalantan për të siguruar vend për edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Atalanta mposhti Romën të dielën 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 36-të të Serie A. Me këtë fitore Atlanta është forcuar në vendin e pestë me 63 pikë nga 35 ndeshje. Roma mban vendin e gjashtë me 60 pikë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në Serie A kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar. Atalanta të mërkurën luan finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit. Më 18 maj e luan ndaj Lecces në Serie A.

Më 22 maj përballet me Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës në finale të Ligës së Evropës. Më 26 maj e luan ndaj Torinos, derisa më 2 qershor po ashtu në Serie A kundër Fiorentinas.