Futboll

Fitore e Bayernit ndaj Wolfsburgut

Bayern Munichu

Bayern Munichu ka shënuar fitore ndaj Wolfsburgut, por gara për titull ka mbaruar tashmë në Gjermani.

Bayerni mposhti të dielën Wolfsburgun me rezultatin 2:0 në “Allianz Arena”.

Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të Bundesligës.

Lovro Zvonarek në minutën e katërt dhe Leon Goretzka në minutën e 13-të, shënuan për ta siguruar fitoren shumë herët.

Bryan Zaragozas në minutën e 18-të iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Bayern mbetet në vendin e dytë me 72 pikë, ndërsa Wolfsburgu ka 37 pikë në vendin e 12-të.

Edicioni aktual i Bundesligës mbyllet të shtunën e ardhshme.