Futboll

Fiorentina siguron finalen e Ligës së Konferencës

Fiorentina - Liga e Konferencë

Fiorentina e ka siguruar finalen e Ligës së Konferencës pas barazimit të arritur të mërkurën mbrëma në Belgjikë.

Fiorentina barazoi 1:1 në udhëtim te Club Brugge në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së kësaj gare.

Skuadra italiane avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm, 4:3, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 3:2.

Hans Vanaken në minutën e 20 shënoi për epërsinë e belgëve.

Por, pesë minuta para fundit, avancimin tutje Fiorentinas ia siguroi Lucas Beltran, që shënoi nga penalltia për 1:1.

Në Evropë, Fiorentina tani nuk di për humbje në 13 ndeshje, ndërsa tani do të luajë në finalen e garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.

Finalja do të luhet më 29 maj në stadiumin e AEK-ut të Athinës, që ka kapacitet prej afro 33 mijë ulëseve.

Në finale, Fiorentina e pret fituesin e duelit mes Olympiacosit dhe Aston Villas që zhvillohet të enjten mbrëma në orën 21:00.