Futboll

Fiorentina në gjysmëfinale, eliminon Viktoria Plzenin,

Fiorentina - futboll

Me dy gola të shënuar në vazhdime, Fiorentina ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Fiorentina të enjten mbrëma mposhti 2:0 Viktoria Plzenin, skuadrën çeke që e kishte eliminuar Dritën në raundin e dytë kualifikues, dhe që e kishte mposhtur Ballkanin në fazën grupore.

Ndeshja e parë u mbyll 0:0, njësoj si ajo e kthimit.

Dhe skuadra që kalon tutje u përcaktua pas vazhdimeve.

Nga minuta e 66-të, mysafirët luajtën pa Cadun që u ndëshkua me të kuq.

Ndërkohë në vazhdime, Nicolas Gonzalez në minutën e 92-të dhe Cristiano Biraghi në minutën e 108-të, i shënuan golat e fitores për italianët.