Fiorentina ka marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Konferencës.
Italianët mposhtën në shtëpi skuadrën belge, Club Bruggen, me rezultatin 3:2.
Riccardo Sottil në minutën e pestë shënoi për Fiorentinën, kurse shifrat i barazoi Hans Vanaken, në minutën e 17-të.
Andrea Belotti e ktheu epërsinë e vendësve në minutën e 37-të.
Raphael Onyedika u përjashtua nga loja te mysafirët në minutën e 61-të, por mysafirët megjithatë barazuan rezultatin dy minuta më pas me Igor Thiagon.
Sulmuesi M’Bala Nzola në minutën e parë të kohës shtesë, ia siguroi Fiorentinës fitoren 3:2.
Ndeshja kthyese luhet në Belgjikë të enjten e ardhshme.