Skuadra e Fiorentinës, synon të përforcohet me Leon Avdullahun për edicionin e ardhshëm. Te skuadra italiane kanë shprehur interesim për mesfushorin e Baselit, njofton të hënën sajti i afërt me Fiorentinën “violanews.com”.
Për Avdullahun, i cili në Zvicër po cilësohet si Granit Xhaka i ri, interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat gjermane, Wolfsburg dhe Borussia Monchengladbach.
Sipas statistikave Avdullahu është një prej lojtarëve me përqindjen më të madhe të pasimeve të sakta. 21-vjeçari luan për Shpresat e Zvicrës.
Është kandidat potencial për t’u ftuar së shpejti edhe nga përfaqësuesja A e shtetit helvetik.