Futboll

Fiorentina i afrohet finales pas fitores ndaj Atalantas

Fiorentina

Fiorentina e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Atalantas.

Fiorentina fitoi me rezultatin 1:0.

Rolando Mandragora shënoi gol të bukur në minutën e 31-të.

Fituesi i këtij dueli luan në finale me fituesin ndërmjet Juventusit dhe Lazios.

Juventusi në Torino fitoi 2:0 në duelin e parë të martën mbrëma.

Fiorentina humbi në finale të Kupës së Italisë në edicionin e kaluar nga Interi 2:1, kurse Atalanta është mposhtur në vitin 2019 dhe 2021.