Futboll

Fiorentina e huazon Adlin nga Milani

Yacine Adli

Fiorentina e ka zyrtarizuar të mërkurën huazimin e Yacine Adlit nga Milani. Klubi nga Firence ka edhe opsionin e blerjes.  

Francezi do të regjistrohet si futbollist i Fiorentinas deri në fund të këtij edicioni, ndërsa do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare nëse kompletohet transferimi i tij. 

Skuadra që drejtohet nga Raffaele Palladino ka paguar një shifër të vogël të parave, por nëse e transferon plotësisht, duhet t’i shpenzojë edhe 13 milionë euro tjera, plus bonuse. 

24-vjeçari Adli pati 39 paraqitje me Milanin në të gjitha garat, 30 prej të cilave ishin në Serie A.