Futboll

Finlanda ndalet në barazim

Finlanda

Foto: Associated Press

Ndonëse ishte duke fituar 2:0, Finlanda në fund fitoi vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Lituanisë të hënën mbrëma.

Ndeshja Lituani – Finlandë përfundoi baras 2:2, në kuadër të Grupit G kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Kaan Kairinen në minutën e tretë shënoi golin e parë për Finlandën. Finlandezët në minutën e 17-të shënuan edhe golin e dytë. Nga penalltia për 2:0 shënoi Joel Pohjanpalo. Por Lituania nuk u dorëzua dhe shënoi një gol në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 39-të. Për 2:1 shënoi Armanas Kuçus, derisa golin e barazimi 2:2 e shënoi Gvidas Gineitis në minutën e 69-të.

Finlanda ka katër pikë, kurse Litania një.