Finlanda i nisi me fitore kualifikimet për Botërorin 2026.
Të premten mbrëma Finlanda fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Maltës.
Golin e fitores e shënoi Oliver Antman në minutën e 38-të.
Finlanda është në Grupin G. Këtij grupi i takoi edhe ndeshja Polonia – Lituania. Polakët fituan 1:0. Robert Lewandowski e shënoi golin e tri pikëve në minutën e 81-të.