Futboll

Finalja e Kupës në stadiumin “Rexhep Rexhepi”

Ballkani vs Prishtina

Skuadra prishtinase është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa Ballkani është kampion në fuqi

Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas më 22 maj nga ora 15:00, ka njoftuar klubi kryeqytetas në Facebook të premten [17 maj].

Federata e Futbollit të Kosovës e kishte caktuar para një jave datën dhe orën e finales së Kupës, por jo stadiumin. Stadiumi “Fadil Vokrri”, në të cilin janë luajtur ndeshje finale, është në renovim.

“Finalja e Kupës zhvillohet në Drenas, në stadiumin "Rexhep Rexhepi", të mërkurën më  22 maj nga ora 15:00”, ka shkruar “FC Prishtina” në Facebook.

Skuadra prishtinase është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa Ballkani është kampion në fuqi.

Prishtina ka fituar tetë Kupa gjatë historisë, ndërsa skuadra suharekase po kërkon të parën.

LEXO EDHE: