Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2026 do të zhvillohet në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest. Vendimi është marrë të mërkurën në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që u mbajt në Dublin. Në njoftimin e UEFA-s thuhet se është pezulluar vendimi deri në shtator për zhvillimin e finales së Championsit në vitin 2027 në stadiumin “San Siro” në Milano, me kusht që Federata Italiane e Futbollit të dorëzojë planin e rinovimit të stadiumit.
Finalja e vitit 2026 në Ligën e Evropës do të zhvillohet në Stamboll në stadiumin “Beshiktash Park”, ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt.
Ndërkohë, finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2026 do të zhvillohet në Leipzig, në stadiumin “RB Arena”, ndërsa finalja e vitin 2027 do të luhet në Stamboll në stadiumin “Beshiktash Park”.
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet në Pragë të Çekisë më 24 shtator.