Shtëpia Botërore e Futbollit, FIFA, ka selinë e saj në Cyrih nga viti 1932. Por FIFA planifikon të ndërrojë lokacion, shkruan “Blick” të martën.
Për të ndërruar lokacion, kërkohet një ndryshim në statut. Votimi për ndryshimin e statutit është planifikuar të premten e ardhshme në Kongresin që do të mbahet në Bangkok të Tajlandës.
Për ndryshimin e statutit duhen votat e tri të katërtave nga 211 federatave anëtare të FIFA-s. Selia e re e FIFA-s mund të ndërtohet në Arabinë Saudite.