Prishtina nuk ishte licencuar nga FFK-ja për edicionin 2023/2024 të garave evropiane. Prishtina nuk e kishte pranuar këtë vendim dhe i ishte drejtuar Këshillit për Arbitrazh Sportiv (KAS) që funksionon në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Dhe ky organ të martën ka vendosur se ankesa e Prishtinës kundër FFK-së ishte e bazuar.
KAS-i ka vendosur të anulohet vendimi i 26 majit të vitit 2023, që nuk e licenconte Prishtinën. Vendimi i KAS-it mund të duket i vonshëm, por mund të ketë efekt.
“FC Prishtina njofton se pas këtij vendimi të paligjshmen të Komisionit për Licencim të FFK-s për moslicencim të FC Prishtina, hapen rrugët ligjore për të kërkuar kompensimin e dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.
Pjesëmarrja në gara evropiane sjell qindra mijëra euro për klubet e vendit.
Deri më tani jo të gjitha vendimet e KAS-it janë zbatuar.