Skuadra e Feronikelit 74 e ka arritur barazimin e dytë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi nga Drenasi të shtunën barazoi pa gola me Dritën në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit kosovar.
Feronikeli 74 rastin më të mirë në ndeshje e kishte në minutën e 92-të për t’i siguruar fitoren e parë këtë edicion, por Hasan Hyseni gjuajti jashtë porte.
Skuadra gjilanase nuk kishte shumë raste shënimi në ndeshje.
Feronikeli 74 është në pozitën e fundit në tabelë me dy pikë. Drita mbetet në vendin e pestë me 14 pikë.