Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Ferizaj, e ka transferuar qendërmbrojtësin brazilian Guilherme Souza.
Lajmi është konfirmuar nga klubi të enjten.
Souza është produkt i akademisë së të rinjve të Corinthiansit, ndërsa ka luajtur edhe te Fluminense në Brazil e Gil Vicente në Portugali.
“Me ardhjen e Guilhermes ne kemi plotësuar një boshllëk në vijën e fundit, e që kjo ishte edhe kërkesë direkte e kryetrajnerit Abazi”, është thënë nga klubi.
Së fundi 23-vjeçari ishte pjesë e Imishlit të Azerbajxhanit.