(E përditësuar në 19:04)- Ferizaj ka marrë një pikë nga udhëtimi te Malisheva në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballafaqimi i zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, u mbyll 1:1.
Për Malishevën shënoi Fatjon Bunjaku, në minutën e 41-të.
Ndërkohë, shifrat me supergol i barazoi Redon Syla. Syla i Ferizajt shënoi me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca, në minutën e parë të kohës shtesë.
Për Malishevën ishte ndeshja e parë, pasi ajo me Dritën në xhiron e parë është shtyrë.
Ndërkohë, Ferizaj në duelin e parë të sezonit e kishte mposhtur Feronikelin 74, 2:1.
Syla me supergol i barazon shifrat në Malishevë
Redon Syla ka shënuar supergol për Ferizajn në minutën e parë të kohës shtesë dhe e ka barazuar rezultatin ndaj Malishevës.
Syla shënoi me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca për 1:1.
Malisheva në epërsi pas pjesës së parë
Skuadra e Malishevës e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë prej 1:0 ndaj Ferizajit.
Fatjon Bunjaku më minutën e 40-të realizoi për 1:0.
Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.