Futboll

Ferizaj kthehet te fitorja, mposht Gjilanin

fr

Skuadra e Ferizajt ishte pa fitore në shtatë ndeshjet e fundit. 

Por të shtunën në mesditë është kthyer te fitorja duke e mposhtur në shtëpi Gjilanin me rezultatin 3:1. 

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes me golin e shënuar nga Marko Musulin. 

Në minutën e 37-të mysafirët i barazuan shifrat në 1:1. 

Edi Bashka ishte i saktë nga pika e bardhë. 

Por festa e mysafirëve nuk zgjati shumë. 

Dy minuta më pas, Enhar Cakolli realizoi për 2:1. 

Golin e tretë për vendësit e shënoi Erion Sadriu në minutën e 77-të.

Ferizaj ka 20 pikë dhe është në vendin e tetë. 

Gjilani ka një pikë më shumë dhe renditet në pozitën e gjashtë.


Ferizaj e shënon golin e tretë ndaj Gjilanit

Skuadra e Ferizajt e ka realizuar edhe golin e tretë ndaj Gjilanit. 

Për 3:1 shënoi Erion Sadriu në minutën e 77-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Ferizaj në epërsi pas pjesës së parë

Skuadra e Ferizajt e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 2:1 ndaj Gjilanit. 

Për 1:0 Marko Musulin realizoi në minutën e pestë të ndeshjes.

Gjilani shifrat i barazoi në minutën e 37-të me golin e realizuar nga Edi Basha nga pika e bardhë. 

Tre minuta më pas vendësit e rikthyen epërsinë. 

Për 2:1 shënoi Enhar Cakolli në minutën e 40-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Ferizaj e rikthen epërsinë

Ferizaj e ka realizuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Gjilanit. 

Për 2:1 shënoi Enhar Cakolli në minutën e 40-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Barazon Gjilani

Gjilani i ka barazuar shifrat ndaj Ferizajt. Për 1:1 realizoi Edi Basha nga pika e bardhë në minutën e 37-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Ferizaj në epërsi

Skuadra e Ferizajt ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit. 

Marko Musulin realizoi për 1:0 në minutën e pestë të ndeshjes. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.