(E përditësuar 16:55) - Ferizaj i ka dhënë fund serisë prej pesë humbjeve. Të premten, Ferizaj fitoi 2:1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e parë të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja u zhvillua në Ferizaj.
Abdeen Abdul kaloi në epërsi 1:0 Ferizajn në minutën e 21-të. Sulmuesi nigerian asistoi për Edon Sadriun në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, që realizoi për 2:0. Në të dy rastet mbrojtja e Dukagjinit gaboi rëndë.
Në minutën e 82-të për 2:1 shënoi Altin Merlaku.
Ferizaj tani i ka shtatë pikë dhe del në vendin e tetë. Katër pikët e para i kishte fituar në dy xhirot e para. Dukagjini bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë. Skuadra e Ismet Munishit ka katër humbje rresht.
(E përditësuar 16:42) - Altin Mërlaku i Dukagjinit ka shënuar në minutën e 82-të për ta ngushtuar rezultatin në 2:1.
Ferizaj udhëheq 2:0 pas pjesës së parë
(E përditësuar) - Ferizaj po udhëheq 2:0 ndaj Dukagjinit pas pjesës së parë në ndeshjen e parë të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Nigeriani Abdeen Abdul shënoi për 1:0 në minutën e 22-të.
Ky lojtar në minutën e parë shtesë asistoi për kapitenin Edon Sadriu që shënoi për 2:0.