Futboll

Ferizaj gjobitet për ofendimet e tifozëve ndaj Ismet Munishit

Ismet Munishi

Klubi i futbollit Ferizaj është gjobitur të mërkurën me 1000 euro nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Në vendim thuhet se Ferizaj është gjobitur për ofendimet në kor të tifozëve të Ferizajt në drejtim të trajnerit të Dukagjinit, Ismet Munishi “në minutën e 52-të dhe pas përfundimit të ndeshjes”. 

Ndeshja Ferizaj – Dukagjini u zhvillua fundjavën e kaluar. Ferizaj e fitoi 2:1 ndeshjen e javës së 26-të të Superligës. 

Munishi në të kaluarën ka punuar si trajner te Ferizaj. 

Komisioni Disiplinor dhe Etikës ka marrë edhe disa vendime tjera.