Futboll

Fergusonit i është ndaluar edhe hyrja në dhomat e zhveshjes tek Unitedi

Sir Alex Ferguson

Së fundmi, lajmi se Sir Alex Ferguson u shkarkua nga Manchester Unitedi bëri jehonë të madhe në Angli.

Ferguson, një nga trajnerët më të mëdhenj në histori, është shkarkuar nga Unitedi, ku ai ka mbajtur postin e ambasadorit botëror për vitet e fundit që nga largimi si trajner në vitin 2013 dhe ka qenë në listën e pagave të klubit për 38 vjetët e fundit.

Fergusoni është një nga 250 punonjësit që janë larguar nga puna te “Djajtë e Kuq”, por shkarkimi nuk është goditja e vetme që pronari i ri Sir Jim Ratcliffe i ka dhënë skocezit 82-vjeçar.

Përkatësisht, mediat britanike zbuluan se Ratcliffe ia ka ndaluar Fergusonit të hyjë në dhomën e zhveshjes së Unitedit në “Old Trafford”.

Deri më tani, Ferguson kishte autoritetin të hynte në dhomën e zhveshjes dhe të jepte këshilla për trajnerët dhe lojtarët, por tani i ndalohet rreptësisht një gjë e tillë.

Ikona skoceze drejtoi Unitedin nga viti 1986 deri në 2013 dhe fitoi 13 tituj të Premierligës, pesë Kupa FA dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Tifozët janë të indinjuar me trajtimin që i ka bërë Ratcliffe njeriut më të madh për historinë e bujshme të Unitedit.