Fenerbahçe i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 33-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Feneri të shtunën mbrëma e mposhti në udhëtim Gaziantepin me rezultatin 3:1.
Me këtë fitore, Feneri e vazhdon garën e ashpër për titull kampioni.
Skuadra e Jose Mourinhos ka 75 pikë dhe e zë vendin e dytë.
Galatasaray është lider dhe ka dy pikë më shumë por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Alexandru Maxim në minutën e 13-të.
Talisca i barazoi shifrat në minutën e 68-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Një minutë më pas, Edin Xheko e realizoi golin e epërsisë për 2:1.
Golin e fundit e realizoi Fred në minutën e 72-të.
Gaziantepi është në mesin e tabelës me 42 pikë.