Futboll

Fenerbahçe rivalizon Chelsean për Anguissan

Frank Anguissa

Mediumi turk “Fanatik” ka raportuar se Fenerbahçe e drejtuar nga Jose Mourinho, do ta rivalizojë Chelsean për mesfushorin e Napolit, Frank Anguissa.

Mesfushori i Napolit dhe Kamerunit ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane, ndërsa skuadra e fundit që ka shprehur interesim për 29-vjeçarin, është ekipi i njohur turk.

Kontrata e Anguissas me Napolin skadon në muajin qershor, por Napoli e ka opsionin e vazhdimit të bashkëpunimit me të deri në vitin 2027.

Anguissa ka shkëlqyer në edicionin aktual duke shënuar gjashtë gola dhe duke kontribuuar me katër asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.