Nuk ka pasur befasi në ndeshjen e javës së 14-të të Superligës së Turqisë në futboll në mes të Fenerbahçes dhe Gaziantepit. Skaudra e drejtuar nga Jose Mourinho mposhti të hënën mbrëma Gaziantepin me rezultatin 3:1. Pjesa e parë përfundoi baras, 1:1. Por Feneri shënoi në pjesën e dytë dy gola për ta fituar ndeshjen kampionale.
Oguz Aydin shënoi herët në minutën e tretë golin e epërsisë 1:0. Por pak para fundit të pjesës së parë, Gaziantepi shënoi golin e barazimit. Në minutën e 41-të realizoi gol David Okereke. Rodrigo Becao shënoi golin e epërsisë së dytë për 2:1 në minutën e 78-të, kurse për 3:1 realizoi Edin Xheko në minutën e 89-të.
Fenerbahçe zë vendin e dytë me 32 pikë, tri më pak se Galatasaray i pozitës së parë. Gaziantepi është në vendin e 13-të me 15 pikë.