Fenerbahçe ka shënuar fitore me një gol dallim kundër Konyasporit. Por fitorja e arritur 3:2 të hënën mbrëma në udhëtim ndaj Konyasporit, i ka mjaftuar Fenerbahçes të mbajë të hapur garën për titull të kampionit në Turqi me Galatasarayn. Fenerbahçe zë vendin e dytë me 42 pikë nga 18 ndeshje të zvhilluara. Tetë pikë më shumë në vendin e parë i ka Galatasaray. Konyaspori është në vendin e 15-të me 20 pikë.
Katër gola u shënuan në pjesën e parë. Pedrinho në minutën e parë kaloi Konyasporin në epërsi, kurse në minutën e 14-të, Feneri i drejtuar nga Jose Mourinho barazoi rezultatin në 1:1. Më pas Feneri kaloi në epërsi në minutën e 25-të. Golin për 2:1 e shënoi Çaglar Soyunçu. Në minutën e 44-t, Blez Kramer barazoi shifrat në 2:2, ndërsa fitoren Fenerbahçes ia siguroi në minutën e 60-të Dushan Tadiq. Ai shënoi golin e fitores 3:2.