Futboll

Fenerbahçe lëshon tjera pikë të rëndësishme

Fenerbahçe

Fenerbahçe ka bërë tjetër hap të gabueshëm në garën për titull të kampionit në Turqi.

Të premten mbrëma, skuadra e jose Mourinhos luajti 1:1 në udhëtim ndaj Eyupsporit. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të elitës turke.

Eyupspori kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 26-të kur realizoi Ahmet Kutuçu.

Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë për 1:1 shënoi Youssef En Nesyri.

Fenerbahçe është i dyti me 36 pikë nga 16 ndeshje. 41 pikë nga 15 ndeshje i ka Galatasaray që udhëheq në tabelë.

Eyupspori është ntë vendin e katërt me 27 pikë.